Arrestohet i dyshuari për sulm seksual në Prishtinë
Foto: Laura Hasani

Arrestohet i dyshuari për sulm seksual në Prishtinë

Kronika September 29, 2024 - 09:02

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi që i njëjti dyshohet për sulm seksual ndaj një vajze.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të shtunën dhe rasti u iniciua si “Sulm seksual”, raporton, Zeri.info.

“Prishtinë / 28.09.2024-17:26. Me datën e cekur viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari kosovar ka kryer veprën e cekur ndaj saj, ndërsa data dhe koha nuk dihet. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri