Arrestohet pejani, bashkëjetoi me një të mitur
Foto: Laura Hasani

Arrestohet pejani, bashkëjetoi me një të mitur

Kronika September 29, 2024 - 08:53

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 10:30, është arrrestuar një person, pasi që i njëjti ishte martuar me një të mitur.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 10:30 në Pejë, raporton Zeri.info. 

"Pejë / 28.09.2024-10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ishte martuar me viktimën femër kosovare të moshës së mitur. I dyshuari dhe viktima janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, viktima ka shkuar te prindërit saj, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt", thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri