Zhduken dy persona në lokacione të ndryshme të Kosovës
foto: Ilustrim

Zhduken dy persona në lokacione të ndryshme të Kosovës

Kronika September 29, 2024 - 08:44

Dy persona janë raportuar të zhdukur gjatë ditës djeshme.

Sipas njoftimit të Policisë rasti i parë ka ndodhur në Viti dhe rasti i dytë në Rahovec, raporton Zeri.info.

“Smirë, Viti/28.09.2024-12:30. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policin se vajza e tij e mitur ka dal nga shtëpia dhe nuk është kthyer. Rasti në hetime”.

“Rahovec / 28.09.2024-23:00. Me 29.09.2024 ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj viktima femër kosovare –e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj, rasti në procedurë hetimore”m thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri