Policia në kërkim të një personi nga Gjilani, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij
Foto: PK

Policia në kërkim të një personi nga Gjilani, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika September 27, 2024 - 16:52

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi nga Gjilani.

Sipas njoftimit të Polcisë thuhet se personi i kërkuar është Adnan Shkuri Cani, i kërkuar për veprën penale “rrëmbim”.

Policia njofton se i dyshuari ka adresën e banimit në fshatin Llashticë.

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit, lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarë dhe mediat. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan në vazhdimësi ka marrë dhe është duke marrë të gjitha veprimet me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të personit të dyshuar”, thuhet në njoftimin e PK-së.