Deponohen 700 euro të falsifikuara në një bankë në Prishtinë

Deponohen 700 euro të falsifikuara në një bankë në Prishtinë

Kronika September 27, 2024 - 09:47

Të enjten nga një bankë në Prishtinë është raportuar se një klient ka deponuar para të falsifikuara.

Zyrtari i bankës ka raportuar se janë deponuar 700 euro të falsifikuara, transmeton Zeri.info.

“Rr. ‘Robert Dolle’, Prishtinë, 26.09.2024 – 09:00. Ankuesi mashkull kosovar, zyrtar i bankës private, ka informuar se nga një klient janë deponuar 700 € para të falsifikuara. Paratë janë sekuestruar dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri