Gjendet i vdekur një person në Obiliq
Kronika
August 13, 2024 - 10:13
Një person është gjetur i shtrirë në tokë pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Obiliq.
Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur të hënën, në fshatin Mirash të Obiliqit, raporton Zeri.info.
“Mirash – Obiliq, 12.08.2024 – NN. Pas marrjes së një informate për një person të shtrirë në tokë, njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nga ana e ekipit mjekësor nga QKMF –Obiliq është konstatuar vdekja e viktimës, mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri