Rrahje në Veternik të Prishtinës, tre të plagosur pasi u gjuajtën me armë zjarri

Rrahje në Veternik të Prishtinës, tre të plagosur pasi u gjuajtën me armë zjarri

Kronika August 12, 2024 - 10:44

Tre persona janë plagosur mëngjesin e sotëm në lagjen Veternik të Prishtinës.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, tha se rasti ka ndodhur rreth orës 06:30, ku fillimisht personat e dyshuar janë përfshirë në rrahje, e cila më pas ka eskaluar duke gjuajtur me armë zjarri.

“Rreth orës 06:30 është raportuar për një rrahje mes disa personash, që ka eskaluar në gjuajtje me armë zjarri, të ndodhur në lagjen Veterniku në Prishtinë. Me të marrë informatën, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se për pasojë tre persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit”, deklaroi Ahmeti.

Tutje, ajo njoftoi se të plagosurit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Policia po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes, si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore, me qëllim identifikimin e të dyshuarve të implikuar në rast, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, pohoi zëdhënësja Ahmeti.

Telegrafi ka dërguar pyetje edhe në Emergjencën e QKUK-së për të mësuar për gjendjen shëndetësore të personave të plagosur, por deri në publikimin e lajmit nuk ka pranuar përgjigje.