Një 16-vjeçar dorëzon në Polici kuletën e gjetur me mbi 600 euro në të
Kronika
August 09, 2024 - 08:39
Mbrëmë rreth orës 22:30 një qytetar nga Ferizaj, B. Gashi, 16-vjeçar, ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të humbura në Ferizaj dhe ai menjëherë e ka njoftuar Policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në Stacionin e Policisë në Ferizaj.
Policia ka njoftuar se në ndërkohë është paraqitur edhe pronari i portofolit të humbur F.B. për ta lajmëruar rastin.
“Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit i kthehen paratë 625 euro dhe dokumentet e tjera. Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka falënderuar qytetarin B. Gashi për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të portofolit në Stacionin e Policisë”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri