Detaje nga vrasja në Zllakuqan të Lipjanit: dy persona theren me thikë, njëri vdes

Detaje nga vrasja në Zllakuqan të Lipjanit: dy persona theren me thikë, njëri vdes

Kronika August 07, 2024 - 15:28
E plotësuar

Një person 57 vjeç ka mbetur i vdekur sot fshatin Zllakuqan të Lipjanit, si pasojë e therjes me thikë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për “Zërin”, duke thënë se dy persona janë therur me thikë pas një mosmarrëveshjeje, ndërsa njëri nga ta nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

“Rreth orës 13:00, Policia ka marrë informatën për një vrasje që ka ndodhur në fshatin Zllakuqan të Lipjanit. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”.

“Bazuar në informacionet e para janë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje mes disa personave ka rezultuar me plagosjen e rëndë të dy personave, dyshohet me mjet të mprehtë thikë. Njëri nga personat e lënduar ka vdekur, ndërsa i lënduari tjetër është dërguar për trajtim mjekësor. Vdekjen e viktimës mashkull, rreth 57 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF në Magure. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit, ndërkohë që dy persona të dyshuar janë arrestuar”, tha Ahmeti. /Zëri

15:05 - Dyshohet për një vrasje në Zllakuqan të Lipjanit

Image

Një 66-vjeçar dyshohet se është vrarë në Zllakuqan të komunës së Lipjanit.

Ai është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Lipjan pa shenja jete. Në informacionet e para dhe nga konfirmimi i doktoreshës thuhet se viktima është goditur me mjet të mprehtë.