Shtiu me armë në aheng, Policia arreston 21-vjeçarin në Shtime
Një 21-vjeçar me inicialet L.F. është arrestuar mbrëmë në Shtime.
Ai është arrestuar për “Përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, të cilën e kishte përdorur gjatë një ahengu familjar, transmeton Zeri.info.
“Policët e rendit menjëherë janë nisur në atë drejtim dhe kanë arritur të identifikojnë personin: L.F. ( M/K) i moshës 21-vjeçar, tek i cili është gjetur arma, me të cilënt dyshohet se ka shtënë gjatë ahengut”.
“I dyshuari është shoqëruar në Stacionin e Policisë në Shtime dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura të tjera hetimore, ndërsa si prova materiale është sekuestruar arma (pistoletë)”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Rasti është cilësuar “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.
Me këtë rast policia rajonale e Ferizajt falënderon qytetarët për bashkëpunim, ndërsa inkurajon edhe të tjerët që të bashkëpunojnë me policinë.
“Sa herë që kanë informacione për veprat penale që rrezikojnë jetën e qytetarëve, të njoftojnë menjëherë stacionin më të afërt të Policisë, ose përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’ dhe në numrat kujdestarë: 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Policia do të reagojë menjëherë”.
“Të dhënat tuaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thotë Policia. /Zëri