Zhduket një person në Prishtinë
Kronika
August 05, 2024 - 11:12
Një person ka bërë të ditur se djali i tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur më 03.08.2024, rreth orës 20:10, në rrugën “Skender Luarasi” në Prishtinë.
Tutje bëhet e ditur se rasti është në hetime.
“Më 05.08.2024 ankuesi kosovar ka njoftuar Policinë se djali i tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.