Policia jep detaje për rastin e rrahjes në një lokal në Ferizaj

Policia jep detaje për rastin e rrahjes në një lokal në Ferizaj

Kronika August 04, 2024 - 12:05

Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin e rrahjes që ka ndodhur në një lokal tek qendra “The Village”, thuhet se rasti në fjalë ka ndodhur rreth orës 03:50 të mëngjesit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai ka bërë të ditur se patrullat e policisë menjëherë kanë dalë dhe kanë hasur në disa persona të cilët ishin përleshur fizikisht dhe i kanë shoqëruar në stacionin e policisë.

“Në rast janë kyçur dhe njësia hetimeve dhe pas intervisitimit të personave , në konsultim me prokurorin kujdestar janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti është cilësuar ‘Lëndim i lehtë trupor dhe dëmtim apo asgjësim i pasurisë së luajtshme’”, ka thënë Veseli.