Prokuroria në aksion, bastisen disa lokacione në Prishtinë

Prokuroria në aksion, bastisen disa lokacione në Prishtinë

Kronika July 24, 2024 - 09:39

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se nën udhëheqjen e prokurorit të Shtetit, në koordinim me Policinë e Kosovës, si dhe pas aprovimit të gjyqtarit të procedurës paraprake, është duke realizuar një aksion, me ç’rast janë duke u bërë bastisje në disa lokacione, mbi dyshimin për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”.

Prokuroria në njoftimin dërguar për media nuk ka dhënë më shumë detaje në lidhje me aksionin. /Zëri