Qytetari dorëzon në Polici kuletën me të holla që e gjeti në rrugë

Qytetari dorëzon në Polici kuletën me të holla që e gjeti në rrugë

Kronika July 22, 2024 - 13:19

Policia e Kosovës ka njoftuar se një qytetar në Pejë ka dorëzuar në Polici një kuletë, të cilën e kishte gjetur në rrugë.

“Më datën 21.07.2024, në Stacionin Policor në Pejë, ka ardhur qytetari F.S., i cili ka sjellë një kuletë, që e kishte gjetur në rrugën ‘Vllazëria Tabaku’ në Pejë. Në kuletë kishte të holla dhe dokumente personale”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas njoftimit, në kuletë kishte mbi 335 euro, 20 dollarë amerikanë, kartela bankare e dokumente personale.

Në njoftim thuhet se të gjitha i janë kthyer qytetares që i kishte humbur.