Kosova kërkon nga Serbia që të konfirmojnë identitetin e Faton Hajrizit

Kosova kërkon nga Serbia që të konfirmojnë identitetin e Faton Hajrizit

Kronika July 19, 2024 - 16:10

Kosova ka kërkuar nga Autoritetet serbe që të konfirmojnë identitetin e personit të vrarë për të cilin thuhet se është Faton Hajrizi.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi pas raportimeve për vrasjen e një shtetasi të Republikës së Kosovës në Serbi, ka kërkuar nga Autoritetet serbe që të konfirmojnë identitetin e personit të vrarë”, thuhet në reagim.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës thotë gjithashtu se do t’i mbajë të informuar sapo të ketë informacione të reja në lidhje me këtë rast. /Zëri