
“Ka qëlluar me breshëri, policët serbë shpëtuan falë antiplumbave”, detaje nga rezistenca e Faton Hajrizit ndaj policisë
Kronika
July 19, 2024 - 14:48
Faton Hajrizi nuk ka pranuar të dorëzohet te policia e Serbisë.
Siç raportojnë mediat në Beograd, Hajrizi ka qëlluar me breshëri plumbash ndaj policëve që e kishin rrethuar në zonën ku po qëndronte.
Madje të shtënat nga Hajrizi ishin aq të shumta, sa policët serbë shpëtuan, sipas mediave serbe, vetëm falë jelekëve antiplumba dhe helmetave.
Policinë e Serbisë e informoi një qytetar, i cili e pa Fatonin afër një pompe të derivateve.
Sipas mediave serbe, Faton Hajrizi ishte i vrarë në Lloznicë, sepse ai i rezistoi policisë.
Më herët kur Ministra e Punëve të Brendshme të Serbisë publikoi foton e Faton Hajrizit, një qytetar lokal raportoi se e ka parë atë person afër një pompe të benzinës.