Mediat serbe publikojnë foto, pretendohet të jetë trupi i vrarë i Faton Hajrizit [pamje të rënda]

Mediat serbe publikojnë foto, pretendohet të jetë trupi i vrarë i Faton Hajrizit [pamje të rënda]

Kronika July 19, 2024 - 14:17

Mediat në serbi kanë raportuar se është vrarë Faton Hajrizi, i cili ishte në kërkim nga policia në Serbi, pasi dyshohej për vrasjen e një polici serb në Lloznicë para dy ditësh.

Sipas mediave serbe, Hajrizi u vra në një aksion të Policisë Speciale Antiterroriste, transmeton Zeri.info

Mediumi serb “Informeri” shkruan se Hajrizi ka tentuar të kalojë Drinin dhe të arratiset në Bosnjë e Hercegovinë, por nuk ia ka dalë, kështu që është fshehur në një kompleks të braktisur të një fabrike dhe pastaj është hasur nga policia.

Siç shkruan “Informer”, Faton Hajrizi ka qëlluar sërish në drejtim të policisë, ku më pas u vra, transmeton Zeri.info.

Ky medium ka publikuar edhe pamje, ku shihet një person i vrarë, për të cilin pretendon se është trupi i Faton Hajrizit. /Zëri

Image

Image