
Rrahje në një pishinë në Istog, lëndohen dy persona
Një rrahje ka ndodhur të mërkurën në një pishinë në Istog para orës 17:00.
Si pasojë e kësaj rrahjeje dy persona kanë pësuar lëndime.
Një person është arrestuar dhe ndaluar me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë. I njëjti gjatë ikjes kishte shkaktuar aksident trafiku, por është kapur më pas nga policia.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Driton Rugova, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës.
“Pak para orës 17:00 policia ka pranuar informatën se në një nga pishinat në Istog ka ndodhur një rrahje. Dy persona kanë pësuar lëndime. Fillimisht janë dërguar për trajtim në QKMF-në në Istog e pastaj edhe në spitalin rajonal në Pejë, ku pas trajtimit janë liruar. Një person është arrestuar dhe ndaluar me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë . I njëjti gjatë ikjes kishte shkaktuar aksident trafiku, por është kapur më pas nga policia. Derisa edhe disa persona të tjerë të dyshuar, janë në kërkim policor”, ka thënë Rugova.