I mituri që u plagos nga polici, vazhdon të jetë në gjendje të rëndë

I mituri që u plagos nga polici, vazhdon të jetë në gjendje të rëndë

Kronika July 17, 2024 - 18:58

Një ngjarje e rëndë kishte ndodhur në fshatin Dubravë të Istogut, natën e 15 korrikut.

Zyrtari policor Fatjon Hoti, e kishte plagosur me armë zjarri tezakun e tij, Getoar Kamberajn.

Si pasojë ai mori lëndime të rënda dhe u dërgua për trajtim në QKUK, ku edhe iu kishte nënshtruar një operimi.

Pas daljes nga salla e operacioni, 16 vjeçari u transferua në Intensivën e Klinikës së Pediatrisë, ku edhe po vazhdon të trajtohet aktualisht.

Gjendja e tij po vazhdon të jetë e rëndë.

Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv drejtoresha e Pediatrisë Violeta Grajqevci – Uka.

Ajo tha se nuk mund të japë më tepër detaje rreth gjendjes shëndetësore të të miturit.

“Është duke u trajtuar në mjekim intenziv”, tha ajo shkurtimisht për Klankosova.tv

Ndryshe sot, Gjykata Themelore e Pejës ka marrë vendim për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj policit tashmë të suspenduar, Fatjon Hotit.