Nëna me katër fëmijët tentoi të hidhej nga ura e Bunës, Policia e ndaloi

Nëna me katër fëmijët tentoi të hidhej nga ura e Bunës, Policia e ndaloi

Kronika July 17, 2024 - 17:26

Një ngjarje e rëndë mund të kishte ndodhur pak orë më parë në Shkodër, ku një nënë 27-vjeçare ka tentuar të hidhej nga ura së bashku me 4 fëmijët e saj të mitur.

27-vjeçarja ka marrë fëmijët e saj të moshës 7, 5, 3 dhe 1-vjeç, dhe është drejtuar në urën e Bunës, raportojnë mediat në Shqipëri, transmeton Zeri.info.

Ajo është penguar për të realizuar aktin ekstrem nga një patrullë policie që po qarkullonte në zonë.

Pas kësaj ajo së bashku me fëmijët është shoqëruar në komisariat.

Sipas të dhënave të para, 27-vjeçarja ka qenë e divorcuar nga bashkëshorti i saj.