Mbyllen dy pompa të benzinës në veri, dyshohet se ishin të  Radojçiqit
Foto: Kossev

Mbyllen dy pompa të benzinës në veri, dyshohet se ishin të Radojçiqit

Kronika July 16, 2024 - 16:03

Pompa e benzinës “NIS benzin” e cila gjendet në daljen nga pjesa veriore e Mitrovicës , sot është mbyllur, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Është mbyllur edhe një tjetër pompmë benzini në Zubin Potok.

Të dyja pompat e mbyllura dyshohet se janë pronë e terroristit Milan Radojçiqit, i cili është në kërkim nga autoritetet në Kosovë për sulmin terrorist në Banjskë, transmeton Zeri.info.

Tek këto pika janë parë shirit i verdhë i cili është vendosur në të dy hyrjet e pompës në Mitrovicën e Veriut, raporton kossev, transmeton Zeri.info.

Përballë pikës së karburantit ndodhen disa policë që aktualisht po sigurojnë vendin e ngjarjes.

Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, tha për KoSSev se pompën e kanë vizituar sot zyrtarët e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, si dhe nga Administrata Tatimore dhe pjesëtarë të Ministrisë së Tregtisë.

Ai nuk ka mundur të japë më shumë detaje për arsyen e mbylljes së kësaj pompe karburanti, duke thënë se policia e rajonit të Veriut po i jepte ndihmë vetëm Agjencisë së Privatizimit.

“Me sa dimë, (pompa) është e mbyllur”, deklaroi ai shkurt.

Image

Image

Image