Një polic dyshohet se ka plagosur aksidentalisht një të mitur në Istog

Një polic dyshohet se ka plagosur aksidentalisht një të mitur në Istog

Kronika July 16, 2024 - 09:56

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të hënën në fshatin Dubravë të Istogut, ku një polic dyshohet se ka plagosur aksidentalisht një të mitur.

Raportohet se polici dhe i mituri kanë lidhje familjare.

Si pasojë e lëndimeve të marra, i mituri është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Lidhur me rastin po merret Inspektorati Policor i Kosovës. /telegrafi