Alarm i rrejshëm për bombë në aeroportin “Adem Jashari”
Kronika
July 02, 2024 - 12:02
Organet e sigurisë janë alarmuar sot nga lajmi për bombë në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Pas kontrolleve ka rezultuar se alarmi ishte i rremë, ka bërë të ditur Zyra për Media e Aeroportit, ku thanë se aeroporti tashmë është i hapur për fluturime dhe se të gjitha fluturimet do të procedohen si zakonisht, transmeton Zeri.info.
“Ju njoftojmë se pas kërcënimit për bombë janë ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe hetimore nga organet kompetente të Republikës së Kosovës. Kjo ka rezultuar se kërcënimi për bombë ka qenë alarm i rrejshëm. ANP ‘Adem Jashari’ LKIA është i hapur për fluturime dhe të gjitha fluturimet do të procesohen si zakonisht”, kanë thënë nga ANP “Adem Jashari”. /Zëri