Drenas, arrestohet i dyshuari për dhunimin e të mitures

Drenas, arrestohet i dyshuari për dhunimin e të mitures

Kronika June 22, 2024 - 08:24

Një person është arrestuar dje në Drenas, pasi rreth orës 18:40 në shtëpinë e tij është gjetur e mitura femër kosovare me të cilën dyshohet se i dyshuari kishte kryer marrëdhënie seksuale.

Rasti nga Policia është cilësuar si dhunim, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe e mitura tek familja e saj, transmeton Zeri.info.

“Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari i lartcekur dhe me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje. Ndërsa viktima është kthyer në familjen e saj. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri