![Njëri nga të plagosurit në Pejë është pjesëtar i FSK-së](/uploads/zeri.info/images/2024/May/23/auto_auto_auto_auto_Dita_e_FSK-se-26_nentor_2014a30-Laura_Hasani1592390898161743416516256010611716467503.jpg)
Njëri nga të plagosurit në Pejë është pjesëtar i FSK-së
Kronika
May 23, 2024 - 14:31
Një nga të plagosurit nga të shtënat me armë gjatë natës së mbrëmshme në Pejë është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Bëhet fjalë për J.B., i cili së bashku me dy familjarë të tij mbetën të plagosur të mërkurën në Pejë.
Këtë e kanë konfirmuar edhe nga FSK-ja për Reporteri.net, se i plagosuri J.B. është pjesëtar i saj.
“E konfirmojmë se personi në fjalë është pjesëtar i FSK-së”, thuhet në përgjigjen e FSK-së.
Për rastin tashmë është arrestuar i dyshuari kryesor, 21-vjeçari Agron Gashi, i cili po dyshohet për veprën penale “Vrasje në tentativë”.