Vdes një grua në Prizren, u tha se nuk i është dhënë ndihma mjekësore
Foto: Zëri / Ilustrim

Vdes një grua në Prizren, u tha se nuk i është dhënë ndihma mjekësore

Kronika May 22, 2024 - 10:33

Një person ka informuar se një gruas nuk i është dhënë ndihma mjekësore dhe si pasojë ka vdekur pas një kohe të shkurtër.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosoëvs bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 02:44, në Prizren.

Tutje thuhet se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se viktimës femër kosovare nuk i është dhënë tretman mjekësor dhe si pasojë viktima ka vdekur pas një kohe të shkurtër. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.