62 vjet burgim ndaj të akuzuarve për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë

62 vjet burgim ndaj të akuzuarve për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë

Kronika April 23, 2024 - 10:46

Gjykata Themelore në Prishtinë - Departamenti për Mitur, ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale kundër tetë të akuzuarve për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë.

Të akuzuarit, B.R., D.Rr., B.S., M.S., F.S., M.R., janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar nga gjykata, pasi të njëjtët veç e veç kanë kryer veprën penale të “Dhunimit”, ashtu që i akuzuari B.Rr. është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej dymbëdhjetë vjetësh, ndërsa të akuzuarit D.Rr., B.S., M.S., F.S. dhe M.R. janë dënuar në kohëzgjatje prej dhjetë vjetësh, secili veç e veç.

I akuzuari G.S. është liruar nga aktakuza për veprën penale të “Dhunimit”, i pandehuri D.Rr është liruar nga aktakuza për veprën penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale të Dhunimit”, i pandehuri F.S. është liruar nga aktakuza për veprën penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale të Dhunimi”, si dhe i akuzuari E.S. është liruar nga aktakuza për veprën penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale të Dhunimit”.

“Të akuzuarve B.R., D.Rr., B.S., M.S., F.S. dhe M.R. u është caktuar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

Të akuzuarit janë obliguar të kompensojnë shpenzimet e procedurës penale, ndërsa pala e dëmtuar është udhëzuar në kontest civil për kërkesën pasurore.

Palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. /Zëri