Hidhet një mjet shpërthyes në lokalin e një serbi në Ranillug
Foto:Ilustrim

Hidhet një mjet shpërthyes në lokalin e një serbi në Ranillug

Kronika March 06, 2024 - 09:33

Një mjet shpërthyes është hedhur në një lokal në Ranillug të martën në mbrëmje.

Pronari i lokalit, që është një shtetas i Serbisë, ka raportuar në Policinë e Kosovës se në lokalin e tij, i cili është jashtë përdorimit, është hedhur një granatë dore, transmeton Zeri.info.

Policia ka nisur hetimet.

“Ankuesi shtetas i Serbisë ka njoftuar se në lokalin e tij, që është i mbyllur (jashtë përdorimit) është hedhur një mjet shpërthyes (dyshohet granatë dore). Përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri