Në Zubin Potok gjenden disa foto të Radoiçiqit me mbishkrime, ku kërkohet kthimi i tij

Në Zubin Potok gjenden disa foto të Radoiçiqit me mbishkrime, ku kërkohet kthimi i tij

Kronika February 05, 2024 - 09:58
Vendosen postera në gjuhën serbe në disa objekte në Zubin Potok, Policia nis hetimet

Të dielën në Zubin Potok janë hasur disa fotografi të terroristit Millan Radoiçiq.

Po ashtu në disa objekte janë hasur edhe mbishkrime, duke kërkuar edhe kthimin e tij “Kthehu Radoiçiq”, “Serbët s’mund të vuajnë më shumë”.

Lidhur me rastin Policia ka nisur hetime për “Nxitje të urrejtjes”.

Njoftimi i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

NXITJA E PËRÇARJES DHE MOSDURIMIT

Zubin Potok / 04.02.2024 – 00:00-08:15. Gjatë patrullimit njësitë policore në qytet në Zubin Potok nëpër mure të objekteve, xhama të lokaleve dhe shtylla të rrjetit të energjisë elektrike kanë parë të vendosura nga persona të panjohur postera me fotografi me mbishkrim në gjuhën serbe. Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante të Policisë. /Zëri

Image