Ferizaj: Dërgohet në emergjencë një vajzë, u rrah nga babai 61-vjeçar
Foto: Ilustrim

Ferizaj: Dërgohet në emergjencë një vajzë, u rrah nga babai 61-vjeçar

Kronika February 04, 2024 - 18:44

Një rast i dhunës në familje është raportuar mesditën e sotme në stacionin e Policisë në Ferizaj.

Mesditën e sotme, në fshatin Greme të Ferizajt, një 61-vjeçar me inicialet A.A., ka rrahur vajzën e tij, e cila për shkak të plagëve të marra është dërguar në urgjencën e qytetit, raporton Zeri.info.

Sipas Policisë së Kosovës, deri te rrahja ka ardhur si shkak i një mosmarrëveshjeje, përderisa i dyshuari është arrestuar dhe të njëjtit i është sekuestruar edhe një pistoletë me 11 fishekë.

“Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë policët e rendit dhe hetuesit policorë, të cilët kanë arrestuar personin A.A ( M/K) i moshës 61 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje i kishte shkaktuar lëndime trupore vajzës së tij, e cila ka pranuar tretman mjekësor në qendrën emergjente në Ferizaj. I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe gjatë intervistimit nga hetuesit policorë, ka pranuar se posedon një armë zjarri pa leje. Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari A.A është ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e zjarrit, pistoletë me 11 fishekë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit, 61-vjeçari është ngarkuar me veprat penale “Dhunë në familje”, “Lëndim i lehtë trupor” si dhe “Armëmbajtje pa leje”. /Zëri