Arrestohen 19 persona dhe gjobiten mbi 9 mijë të tjerë për shkelje të rregullave rrugore brenda një jave në Tiranë

Arrestohen 19 persona dhe gjobiten mbi 9 mijë të tjerë për shkelje të rregullave rrugore brenda një jave në Tiranë

Kronika February 04, 2024 - 12:16

Në Tiranë, brenda një jave janë arrestuar 19 drejtues automjetesh për vepra penale në qarkullimin rrugor, si në rastet e drejtimit të mjetit në gjendje të dehur, pa leje drejtimi, nën ndikimin e lëndëve narkotike korrupsion ndaj punonjësve të policisë.

Janë vendosur rreth nëntë mijë e 657 masa administrative për shkelje të ndryshme, duke përfshirë parakalime të gabuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit, mosvendosje të rripit të sigurimit, dhe qëndrim të gabuar, shkruan Top Channel.

Gjithashtu 42 raste kanë përfunduar me pezullim të lejes së drejtimit, me mundësi konvertimi në gjobë, ndërsa 15 automjete janë bllokuar për arsye të ndryshme, përfshirë mungesë dokumentacioni dhe detyrime të palikuiduara.