Sulmoi fizikisht motrën e tij, në pranga një person në Fushë-Kosovë

Sulmoi fizikisht motrën e tij, në pranga një person në Fushë-Kosovë

Kronika February 04, 2024 - 09:02

Një rast i dhunës në familje është raportuar të shtunën rreth orës 14:00 në Fushë-Kosovë.

Me këtë rast, Policia bën të ditur se ka arrestuar një mashkull, i cili pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht motrën e tij.

“Pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Zëri