Gjobë prej 500 euro ndaj shoferit që tejkaloi shpejtësinë në rrugën Mitrovicë-Prishtinë
Foto: Laura Hasani

Gjobë prej 500 euro ndaj shoferit që tejkaloi shpejtësinë në rrugën Mitrovicë-Prishtinë

Kronika February 03, 2024 - 18:41

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme ka ndëshkuar një kundërvajtës, i cili në zonën e kufizimit 40 km/h ka drejtuar automjetin me shpejtësi prej 92 km/h .

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se ngasësi i veturës është identifikuar nga policia gjatë kontrollit të trafikut rrugor dhe matjes së shpejtësisë me radar në rrugën nacionale  Mitrovicë-Prishtinëm raporton Zeri.info.

“Njësia e Trafikut në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë, gjatë kontrollit të trafikut rrugor dhe matjes së shpejtësisë me radar në rrugën nacionale  Mitrovicë-Prishtinë në segmentin rrugor në zonën urbane në Vushtrri, kanë identifikuar kundërvajtësin, i cili  në zonën e kufizimit 40 km/h, po  zhvillonte shpejtësi prej  92 km/h”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Kundërvajtësit i është shqiptuar gjobë prej 500 euro, pesë pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit me mjet motorik prej një viti në territorin e Republikës së Kosovës. /Zëri