Policia kryen kontroll në ish-fabrikën e gozhdave në Bërnjak
Foto: Laura Hasani

Policia kryen kontroll në ish-fabrikën e gozhdave në Bërnjak

Kronika February 03, 2024 - 17:41

Policia e Kosovës ka kryer kontrolle në ish-fabrikën e gozhdave në Bërnjak.

Atje ka qëndruar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, e ka konfirmuar kontrollin e kryer dhe qëndirimin e Sveçlës.

“Sot ministri i Punëve të Brendshme e ka vizituar ish-fabrikën e gozhdave në Bërnjak e cila është pronë e AKP-së. Këtu s’ka asgjë të jashtëzakonshme sepse policia me dhjetëra herë ka qenë aty”, është shprehur Elshani.

Nuk bëhet e ditur nëse policia ka gjetur ndonjë gjë gjatë bastisjes së këtij objekti.