Një femër në Obiliq shantazhohet me publikimin e fotove intime e kërcënime për vrasje të familjarëve nga ish i dashuri

Një femër në Obiliq shantazhohet me publikimin e fotove intime e kërcënime për vrasje të familjarëve nga ish i dashuri

Kronika November 21, 2023 - 08:51

Një femër nga Obiliqi ka raportuar në Polici se ishte shantazhuar nga ish i dashuri i saj.

Ai e kishte kushtëzuar që në rast se ajo nuk vazhdon lidhjen e dashurisë me të do t’i publikojë fotot intime dhe do ta vriste atë ose ndonjë anëtar të familjes së saj.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Zëri