
Arrestohet personi që kërcënoi publikisht se do të hedhë bomba në Xhaminë e Madhe në Mitrovicë
Kronika
September 28, 2023 - 11:55
Një video e shkëputur nga një live në rrjetin social TikTok, ku një person me emrin “Patrik Kurti” kërcënon publikisht se do të hedhë bomba gjatë namazit të xhumasë në Xhaminë e Madhe në Mitrovicë, është bërë virale në rrjet.
Në videon e publikuar qytetari dëgjohet duke thënë se do të marrë tri dardha dhe do t’i fusë në xhami që të vdesin sa ma shumë myslimanë.
Sinjali mëson se ky kërcënim i hapur ka aktivizuar njësitë policore, të cilët janë vënë në lëvizje dhe kanë vënë në pranga Kurtin.
Ai është shoqëruar në stacion policor që të intervistohet nga organet e hetuesisë lidhur me deklaratat e tij.