Raportohen dy raste të dhunës në familje në Prishtinë
Foto: Ilustrim

Raportohen dy raste të dhunës në familje në Prishtinë

Kronika September 28, 2023 - 09:16

Dy raste të ndara të dhunës në familje janë shënuar gjatë ditës së djeshme në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti i parë është shënuar rreth orës 12:10, në Prishtinë, ku një femër është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

“Viktima femër kosovare ka informuar se pas një mosmarrëveshjeje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, mashkull, shtetas i huaj. Nuk raportohet për të lënduar. Prezenca e të dyshuarit nuk është siguruar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërsa rasti i dytë është shënuar po ashtu në Prishtinë, rreth orës 11:00, ku një burrë ka raportuar në Polici se në vazhdimësi gruaja e tij ushtron dhunë psikike ndaj tij.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se bashkëshortja e tij, e dyshuara femër kosovare, në vazhdimësi është duke ushtruar dhunë psikike ndaj tij. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në Polici. /Zëri