Vrasje në Shkodër, 33-vjeçari gjendet i vdekur jashtë automjetit të tij

Vrasje në Shkodër, 33-vjeçari gjendet i vdekur jashtë automjetit të tij

Kronika September 21, 2023 - 23:04

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje pranë Kishës së Hotit të ri në Shkodër ku Valter Fierza, 33 vjeç, ka mbetur i vrarë.

Euronews Albania bën me dije se 33-vjeçari është gjendur i vrarë jashtë automjetit të tij.

“Rreth orës 21.48, në fshatin Hot i Ri, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi V.F, rreth 33 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.