
Dyshohet se hynë në Kosovë përmes rrugëve ilegale një burrë dhe një grua, shtetas serbë
Kronika
September 21, 2023 - 09:17
Një burrë dhe një grua, shtetas serbë, dyshohet se kanë hyrë në Kosovë përmes rrugëve ilegale.
Sipas njoftimit të Policisë, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të mërkurën, rreth orës, në fshatin Bistricë të Leposaviqit, raporton Zeri.info.
“Policia ka ndaluar një veturë me targa të Serbisë, në të cilën ishin dy persona (një mashkull dhe një femër) shtetas të Serbisë, që dyshohet të ketë hyrë në Republikën e Kosovës përmes rrugëve ilegale. Personat janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri