Arrestohet 42-vjeçari i kërkuar në Shtime
Foto: Laura Hasani

Arrestohet 42-vjeçari i kërkuar në Shtime

Kronika September 08, 2023 - 13:41

Policët e stacionit në Shtime, sot rreth orës 10:45, në rrugën “Tahir Sinani’’, kanë ndaluar e më pas arrestuar personin Xh.A., 42-vjeçar, i kërkuar me urdhëresë të gjykatës.

Sipas njoftimit të Policisë, ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Vjedhje e pyjeve’’ me dënim burgimi prej dy muajve, raporton Zeri.info.

“Pas kompletimit të dokumentacionit i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftim.

Me këtë rast Policia Rajonale e Ferizajt fton qytetarët për bashkëpunim, sah erë që kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë stacionin e policisë më të afërt, ose përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë: 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat tuaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.