Shqiptarja goditet disa herë me thikë nga partneri i saj rumun në Greqi

Shqiptarja goditet disa herë me thikë nga partneri i saj rumun në Greqi

Kronika September 08, 2023 - 11:30

Një 44-vjeçare shqiptare në Greqi është therur me thikë nga partneri i saj.

Pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është në kërkim nga policia.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 të mbrëmjes së të mërkurës, ndërsa ende nuk dihen motivet.

Bëhet e ditur se burri me origjinë rumune e ka goditur disa herë gruan, duke i shkaktuar plagë në shpinë, krah dhe këmbë.