Policia ndalon tri automjete me mallra kontrabandë në Zubin Potok, një i arrestuar
Foto: Laura Hasani

Policia ndalon tri automjete me mallra kontrabandë në Zubin Potok, një i arrestuar

Kronika September 08, 2023 - 10:25

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme, rreth orës 19:30, në Zubin Potok, kanë hasur në tri automjete me mallra të kontrabanduara.

Sipas njoftimit të Policisë, bëhet e ditur se për të tria rastet Policia ka arrestuar një person, kurse mallrat janë dërguar në Doganë.

“Ne tri raste te ndara janë hasur tri automjete, në të cilat dyshohej se kishte mall të kontrabanduar. Ne lidhje me rastet, me urdhër te prokurorit një person është arrestuar dhe me pas është liruar në procedurë të rregullt, kurse mjetet bashkë me mallin e kontrabanduar janë dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtejme”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri