Lipjan, arrestohen tre persona pas një përleshjeje mes vete
Foto: Ilustrim

Lipjan, arrestohen tre persona pas një përleshjeje mes vete

Kronika September 08, 2023 - 10:12

Tre persona janë arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se janë përfshirë në një përleshje mes vete.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur të enjten, rreth orës 13:34, në Lipjan, raporton Zeri.info.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi të njëjtët ishin përfshirë në një përleshje në mes vete. Si pasojë e përleshjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu bëhet e ditur se me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Zëri