Arrestohet një femër në Pejë, sulmoi një person dhe më pas tentoi ta sulmojë edhe policin
Foto: Ilustrim

Arrestohet një femër në Pejë, sulmoi një person dhe më pas tentoi ta sulmojë edhe policin

Kronika September 08, 2023 - 10:00

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një femër në Pejë, pasi kishte sulmuar fizikisht një person dhe po ashtu ka tentuar ta sulmojë një polic.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të enjten, rreth orës 17:35, në Pejë, raporton Zeri.info.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi për motive të panjohura e kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Në rast kishte ndërhyrë personi zyrtar, të cilin po ashtu e dyshuara kishte sulmuar/fyer verbalisht dhe kishte tentuar që ta sulmojë edhe fizikisht”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu bëhet e ditur se me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje. /Zëri