Mbi 230 të arrestuar, 77 revole dhe 13 armë tjera u konfiskuan për një muaj nga operacioni “Goditja”

Mbi 230 të arrestuar, 77 revole dhe 13 armë tjera u konfiskuan për një muaj nga operacioni “Goditja”

Kronika September 07, 2023 - 16:50

Policia e Kosovës me qëllim të sigurimit të një jete më të qetë në pjesët urbane të vendit, ka hartuar dhe zbaturar një urdhër operativ të quajtur “Goditja”.

Pra, PK-ja njofton se janë shtuar patrullimet policore, kontrollimi i veturave, lokaleve e personave me qëllim që të konfiskohen armëmbajtjet pa leje, por edhe për prishje të rendit e qetësisë, raporton Zeri.info.

Ky aksion u zhvillua për një muaj, pra nga data 8 gusht 2023 e deri më 6 shtator 2023 e si rezultat janë kontrolluar 966 lokale si dhe janë arrestuar 234 persona.

Po ashtu gjatë kësaj kohe janë konfiskuar 77 revole dhe 13 armë të gjata.

Aktivitetet e plota në kuadër të operacionit “Goditja”:

Numri i patrullimeve në zona urbane: 14417 patrullime,

Numri i pikave të kontrollit të automjeteve: 12511, prej tyre 3274 me radar ose alkool-test,

Numri i veturave të kontrolluara: 72386 vetura,

Numri i lokaleve të kontrolluara: 966 lokale,

Numri i personave të arrestuar: 234 persona,

Numri i armëve të zjarrit të konfiskuara: 77 revole, 13 armë të gjata,

Numri i municionit të konfiskuar: 2376 copë fishekë kalibrash të ndryshëm.

“Policia edhe në ditët në vazhdim do të vazhdojë me aktivitete me qëllim të shtimit të masave të sigurisë, inicimin e rasteve kriminale, arrestimin e personave që bien ndesh me ligjet e vendit”, thuhet në komunikatë. /Zëri