Arrestohet një person, nxori zhavorr ilegalisht në lumin “Lumbardhi i Deçanit”

Arrestohet një person, nxori zhavorr ilegalisht në lumin “Lumbardhi i Deçanit”

Kronika September 07, 2023 - 16:38

Një person është arrestuar në fshatin Vranoc i Vogël në Deçan, i cili dyshohet se ka dëmtuar shtratin e lumit “Lumbardhi i Deçanit” përmes nxjerrjes së zhavorrit.

E pas kësaj Inspektorët e MMPHI-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po ashtu kanë sekuestruar tre ekskavator dhe dy gurthyes që besohet se janë përdorur për ta bërë këtë veprimtari.

“Me urdhër të Prokurorit të shtetit i dyshuari është liruar, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatë. /Zëri