Arrestohen dy persona në Gjakovë, Policia ua konfiskon armët dhe drogën

Arrestohen dy persona në Gjakovë, Policia ua konfiskon armët dhe drogën

Kronika September 06, 2023 - 22:07

Në një rast kanosje sot në Gjakovë janë arrestuar dy persona nga të cilët janë konfiskuar dy armë dhe substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia në Gjakovë të cilët kanë thënë se njësitet patrulluese në kuadër të Stacionit Policor në Gjakovë ju kanë përgjigjur një rasti kanosje të raportuar në rrugën “Sylejman Hadum Aga” në Gjakovë.

“Zyrtarë Policorë në kuadër të këtij stacioni, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë dy të dyshuar, meshkuj kosovarë të moshës madhore. Tek njëri nga të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta të cilat dyshohet se janë përdorur në rast. Po ashtu tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një sasi e dyshuar narkotike e llojit marihuan”, thuhet në njoftim.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, njëri nga të dyshuarit është ndalur në mbajtje për 48 orë. /Zëri

Image

Image

Image