Gjendet pa shenja jete një person në Kamenicë
Foto: Zëri / Ilustrim

Gjendet pa shenja jete një person në Kamenicë

Kronika September 04, 2023 - 09:20

Pasditen e djeshme një person është gjetur pa shenja jete në Kamenicë.

Policia e Kosovës në raportin ditor, ka bërë të ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, përderisa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), për obduksion, shkruan Zeri.info.

Njoftimi i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

VDEKJE E DYSHIMTË

Kamenicë 03.09.2023-18:20 Është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Zëri