Ky është 48-vjeçari që mbeti i vrarë në Prizren
Foto: Ilustrim

Ky është 48-vjeçari që mbeti i vrarë në Prizren

Kronika September 03, 2023 - 21:22

Një person është vrarë me armë zjarri sot në Prizren.

Dorasi i vrasësit të 48-vjeçarit, dyshohet të jetë një person rreth të 50-tave.

Burimet e Sinjali nga Prokuroria bëjnë të ditur se viktima është Beqir Morina.

Në anën tjetër, edhe Policia e Kosovës ka konfirmuar moshën e viktimës dhe të të dyshuarit.

“Rreth orës 18:46 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në lagjen Arbana. I dyshuari nga automjeti në lëvizje ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër. Është komnstatuar vdekja e viktimës në vendin e ngjarjes. Viktima është mashkull shqiptar i moshës rreth 48 vjeçar dhe i dyshimti është rreth moshës 50-55 vjeçare. I dyshuari është në kërkim nga Policia. Policia bashkë me njësinë e forenzikës janë në vendin e ngjarjes”, ka konfirmuar togeri i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.