Vritet një person në Prizren
Kronika
September 03, 2023 - 20:13
Një person ka vdekur si pasoje e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri në Prizren.
Lajmin për vdekjen e një personi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Në ora 18:46 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në lagjen Arbana në Prizren. Dyshohet se një person i dyshuar ka shtënë me armë zjarri drejt një viktime mashkull ”.
Tutje Bytyqi ka bërë të ditur se i dyshuari është identifikuar dhe është në kërkim nga Policia.
“Në ora 19:00 nga ekipi i emergjencës është konstatuar vdekja e viktimës. I dyshuari është identifikuar dhe është në kërkim nga Policia ”, ka thënë ai.